U gjet i vdekur në rrugë, 70-vjeçari ka plagë të shumta në trup, ja dyshimet e para

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e raportuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, ka plagë të shumta në trup. 70-vjeçari, sipas informacioneve, ka prerje të thella në pjesën e kyçeve të duarve, po gjithashtu edhe gjymtyrët i ka të dëmtuara.
Mësohet se viktima u gjet me duar të ngritura, jo të pozicionuara pas trupit, duke ngritur dyshime se 70-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas trupi është transportuar për në vendin ku u gjet.

Loading...