Berisha non- grata në SHBA, Basha refuzoi ftesën e Yuri Kim për të marrë pjesë në ceremoninë e ‘Defender 21’

Në ceremoninë e “Defender Europë 21” mungoi kryedemorkati Lulzim Basha, pavarësisht se kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Për këtë situatë, VOA shkruan se kryediplomatja kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike. Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse.
Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij. Pas vendimit të DASH, Basha reagoi duke mbështetur qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha se vendimi ishte marrë pa asnjë bazë konkrete, duke bërë thirrje që të bëhet transaparecë e plotë mbi çdo fakt e dokument.

Basha tha në reagimin e tij para disa ditësh se Berisha është “udhëheqësi shqiptar që i ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit”. Por po ashtu, Basha nënvizoi se vendimi i DAHS vendim nuk do të cenojë marrëdhënien “e shkëlqyer” të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...