Shqiptari Gjon Muharremaj, përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision arriti të marrë vendin e tretë, duke korrur sukses të madh. Ajo që mori vëmendjen e të gjithve, ishte mënyra si shqiptari festoi kur mori 12 pikë nga Shqipëria.
Ai falenderoi origjinën e tij me simbolin e shqiponjës. Kujtojmë se Muharremaj arriti të marrë shumicë pikësh në krye të listës me pikët e jurisë profesioniste por publiku përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren Italisë.
Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana, por ka lindur në Zvicër, ku dhe po ndjek karrierën e tij. Mësohet se këngëtari e flet shumë mirë gjuhën mëmë.
Loading...