Dy kisha në Fier bien ‘pre’ e grabitjes, autorët marrin paratë e mbledhura

Në Fier janë grabitur dy kisha ku sipas policisë janë marrë 2000 lekë të reja. Informacionet e para tregojnë se persona ende të të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe kanë thyer drynin e arkës së qirinjve.
Gjithashtu pre e grabitjes ka rënë edhe kisha në fshatin Vanaj, por autorët nuk kanë marrë asgjë. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Loading...