Qëlloi veten në kokë me armë zjarri, vdes 11-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali një ditë më parë, ku një 11-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi qëlloi veten e tij me armën e babait të tij. Mediat italiane kanë bërë me dije se i mituri ka qëlluar veten në kokë, ndërkohë që ishte vetëm në dhomë.
Autoritetet policore në informacionet e para kanë treguar se dyshohet që të ketë qenë aksidentale. Po ashtu, bëhet me dije se të dy prindërit e 11-vjeçarit punojnë si policë.

Loading...