Aksidenti i rëndë, humbin jetën dy gra, 4 të tjerë janë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, Kosovë, ku janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekura dy gra dhe katër të tjerë sipas Policisë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Express nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Loading...