Komisioni Hetimor për shkarkimin e presientit Ilir Meta ka nisur punën ditën e sotme në mungesë të kreut të shtetit.
Gjatë diskutimit kryetari Alket Hyseni theksoi se presidenti ende nuk I është përgjigjur komisionit duke refuzuar paraqitjen edhe ditën e sotme.
Gjatë diskutimit, deputeti Spartak Braho tha se Komisioni ka gjithë atributet për ta thirrur forcërisht kreun e shtetit për të dhënë shpjegime.
Por ka qenë deputetja Klotilda Bushka, që theksoi se megjithë mundësinë e Komisionit për ta thirrur Metën forcërisht, kjo të mos bëhet.
Ajo theksoi se anëtarët do ta kenë në konsideratë edhe faktin se kreu I shtetit s`ju përgjigj Komisionit.
Të njëjtin mendim dha edhe deputetja Vasilika Hysi e cila theksoi se shoqërimi me forcë I presidentit do ta tensiononte situatën politike në vend dhe do të linte në parlamentin e Shqipërisë një precedent të turpshëm për brezat që vijnë./lajmifundit.al