Shqipëria duket se po diskuton lehtësimin e masave kufizuese ndaj Covid 19 pas përmirësimit të gjendjes javët e fundit me rënien e infektimeve dhe numrit të vdekjeve.
Lajmi është bërë i ditur sot nga zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini e cila ka theksuar se nga fundi i majit pritet të merret vendimi në fjalë.
Konkretisht mësohet se Komiteti i eksperteve po diskuton për ndryshimin e orës policore, lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe lehtësimin e masave kufizuese edhe për bizneset.
Loading...