Doli nudo në Sheshin Skënderbej, flet vajza: Nuk isha në protestë, ne e kemi fajin për…

Ditën e djeshme, në “Sheshin Skënderbej” u mbajt protesta kundër abuzimeve seksuale, e cila erdhi si rrjedhojë e ngjarjes së rëndë që u shënua në Lezhë, ku pesë persona përdhunuan në grup një 15-vjeçare.

Të rinj, të reja, por edhe familjarë mbushën sheshin me pankarta që kishin vërtet mesazhe domethënëse. Mirëpo, nga e gjithë protesta, vëmendjen e tërhoqi një vajzë bjonde, e cila u zhvesh tërësisht dhe ngrit lart një pankartë. Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.

Së fundmi, vjaza e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ka reaguar vetë në rrjetin e saj social, në Instagram .
Përmes një videoje të gjatë ajo shprehet se nuk ka bërë asnjë turp, pavarësisht gjykimeve të shumta që ka marrë. Ajo ka theksuar se nuk ishte pjesë e protestës, por thjesht donte të jepte një mesazh. Përsa i përket nuditetit, vajza thotë se të zhvishesh nuk është turp, dhe ky ka qenë mesazhi që ajo ka kërkuar të japë me veprimin që ka bërë.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te Sheshi Skënderbej në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkojë të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, ku filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’.

Ça thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

Loading...