Bëri simbolin e shqiponjës në ‘Eurovision’, serbët sulmojnë këngëtarin shqiptar: Ishte provokim

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, përfaqësonte Zvicrën në këtë edicion të “Eurovision”, ku arriti që të zinte vendin e tretë.

Këngëtari shqiptar gjithashtu mori edhe vëmendje të madhe nga mediat evropiane, të cilat e përgëzuan për performancën dinjitoze.

Por nuk ka patur mbështetje nga mediat serbe, të cilat e kanë sulmuar artistin me artikujt e komentet negative. Kjo për shkak se Gjoni bëri simbolin e shqiponjës kur Shqipëria i dha 12 pikë.

Sipas tyre, ky ishte një provokim, e madje një skandal. Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”. Ndërkohë edhe njerëzit në rrjetet sociale drejtuan një mori sharjesh ndaj artistit duke kërkuar diskualifikim e tij.
Gjon’s Tears arriti të marrë vendin e parë nga juritë profesionale por kur u bashkuan me votat e publikut Italia përmbysi rezultatin duke kaluar e para. Franca e dyta dhe në vendin e tretë Zvicra.

Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “ABC e Pasdites”, djaloshi shqiptar kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoj, por s’ka problem”.

Loading...