Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës barbare që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha. Por siç duket, e vërteta qëndron ndryshe.
Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer në mënyrë çnjerëzore Arditin.
Djali: Hajde shikoje pak plakun tim, tani! Rri unë këtu, vetëm të të shoh unë, që ti po vete!
Enver Halili, neurolog: E shoh unë babanë, ti prit atje jashtë!
Djali: Tani të shkosh!
Enver Halili, neurolog: Jashtë thashë!
(Nis përplasja)
Djali: Ooooo!
Mjeku: Bjeri qenit!
O k*** e m***
Kë godet ti?
Djali: Nuk e godita.
Mjeku: Do na japësh urdhra? Kë godet mor pis?!
Djali: Nuk e godita.
O qelbësirë! Mjekun godet, mor qelbësirë? B**** m***
Djali: Boll, or boll!
Mjeku: Goditet mjeku me karrige?
Djali: E mora për mbrojtje. Nuk e godita!
Mor pis!
Djali: Pse gënjeni? Kush po më mban, se nuk po shikoj? Nuk shikoj më, jam qërruar.
Mjeku: Ta q**** Ule kokën!
Djali: Dakord…! Nuk shikoj më.
Mjeku: Ule kokën!
Djali: E ula!
Dhuna vazhdon ndaj të riut.
Djali: O Luli të pashë, je çun lagje. Më fal, e ula! Jo në fytyrë! Jo nga koka!
Mjeku: Hiqe dorën!
Djali: Jo nga koka!
Mjeku: Mos luaj!
Djali: Nuk luaj, por jo nga koka…!
Mjeku: Kështu e doje ti? K***
Mjeku: Lidhe, q*****
Djali: Mos më qëllo më!
Mjeku: Legen!
Mjeku: Na çau k*** bëj këtë e bëj atë!
Djali: Mos më godisni më! Oooo barku!
Mjeku: Ku e ke atë celularin? Të q*** ku e ke celularin? Nxirre! Ku e ka?
Djali: Enver, të kam respektuar si shok. Oh, ma q* stomakun.
Mjeku: Do të të q* miun e shtëpisë, do të të q** në b*** po lëre stomakun ti!
Mjeku: Hë, k** , do vazhdosh më?
Djali: Jo, jo, rri, boll, të lutem!
Djali: Çfarë të vazhdoj më unë? Nuk shoh më nga sytë! Po të them të lutem! Jo nga koka!
Mjeku: Kokë e madhe ti b***. Thuaj: “Jam k*rvë”
Djali: Nuk jam k*rvë!
Mjeku: Bjeri, q* motrën bjeri!
Djali: Më bën m** katër me një.
Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi tregojnë të kundërtën. Drejtoria e Policisë Fier në një deklaratë për mediat bëri me dije një ditë pas ngjarjes, se u vu në pranga 32-vjecari, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut neurolog Enver Halili, gjatë ushtrimit të detyrës.
Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila po heton 32-vjeçarin për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.