Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, rreth orës 19:30 në vendin e quajtur ish-Vefa, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Mësohet se një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur ish Vefa, Vlorë, një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...