‘Ujku i Detit’ në lindje të Mesdheut, Turqia nis stërvitjen ushtarake

Forcat detare turke i dhanë jetë të martën stërvitjes ushtarake “Ujku i Detit”, në lindje të Mesdheut dhe në detin Egje.

Admirali Yalçyn Payal, komandant i operacioneve detare, deklaroi të hënën gjatë një samiti ushtarak në qytetin veri-perëndimor të Kocaelit se stërvitja do të zgjasë nga data 25 maj në 6 qershor, në të dy detet.

Ai shtoi se në stërvitje do të marrin pjesë 132 anije të marinës, 10 nëndetëse, 43 avionë luftarakë, 28 helikopterë dhe 14 dronë.
Zyrtari i lartë theksoi se manovrat synojnë të rrisin nivelin e gatishmërisë së forcave për të kryer operacione detare në çdo kohë dhe për të testuar kapacitetet administrative dhe organizative të marinës.

Gjithashtu, stërvitja synon të rrisë nivelin e përgatitjes për forcat detare, me pjesëmarrjen e rreth 25 mijë e 500 anëtarë të saj në seancë.

Admirali Payal theksoi se forcat e marinës duhet të jenë gati të kryejnë çdo mision për të mbrojtur të drejtat dhe interesat detare të Republikës së Turqisë.

Stërvitja, sidomos pjesa në lindje të Mesdheut, zhvillohet në zonën e kontestuar me Greqinë, për të cilën dy vendet rrezikuan përplasjen ushtarake kur Ankaraja dërgoi anijen “Oruç Reis” për të kryer kërkime për hidrokarbure.

Loading...