‘Do e kisha rrahur në mes të sheshit’, deklarata e fortë për vajzën që doli nudo në Tiranë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua protesta e së dielës pas rastit të përdhunimit të 15 vjeçares në Mirditë.

Vëmendjen në protestë e mori 22 vjeçarja nga Korça që zgjodhi të protestonte e veçuar dhe lakuriq me një pankartë në dorë, veprim ky që nuk u mirëprit nga të gjithë.

Në diskutim e sipër, Arta, nënë e dy fëmijëve mbajti një qëndrim totalisht kundër formës që 22 vjeçarja zgjodhi për të protestuar.
“Unë po të isha aty në shesh, do e kisha rrahur. Më atë që bëri ajo na ka fyer të gjithave ne si nëna. Nuk dua ta gjykoj vendimin e saj, por nudizmi nuk përfaqëson femrën”, tha ndër të tjera ajo.

Kaq mjaftoi që në studio të ndizej një debat i zjarrtë dhe përplasje të forta mes Zhaklina Lekatarit, që e “dënoi” deklaratën e Artës” dhe të ftuarve të tjerë

Loading...