Zyrtari grek kundër mbylljes së kufijve: Dëm i madh ekonomik për zonën

Në pritje të vendimit të Greqisë për lejimin e shtetasve shqiptarë në territorin vendas, një tjetër thirrje vjen nga nënprefekti i Thesprotisë, Thomas Pitulis, për hapjen e pikave kufitare të Qafë-Botës dhe Merxhanit.

Duke marrë shkas dhe nga hapja e Kapshticës për punëtorët sezonalë, Pitulis i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Çështjeve Sociale dhe Trajtimit të Krizave, Nikos Chardalias, duke i kërkuar të hapen kufijtë, ndërsa vë theksin te dëmi i madh ekonomik i zonës nga mbyllja mbi një vit dhe ndalimi i punëtorëve sezonalë.
Gjithashtu, ai ka theksuar se minoritarët apo emigrantët shqiptarë, që duan të arrijnë në Greqi, përdorin monopatet e gatshme të viteve 90′, që do të thotë se vendimi është i kotë në realitet.

Si dhe është referuar në padrejtësinë që u bëhet, sidomos minoritarëve, por edhe punëtorëve sezonalë, që ndihmojnë ekonominë e vendit, nga momenti që të dhënat epidemiologjike janë më se të lejueshme, sipas shifrave tepër të ulëta në Shqipëri. Vendimi për hyrjen e shtetasve shqiptarë në Greqi pritet nga momenti në moment, pasi në 24 maj skadoi notam i fundit.

Loading...