U arratis nga çatia e burgut, kapet në Brazil ‘mbreti italian i kokainës’

Mbi dy vjet pas arratisjes spektakolare nga çatia e burgut në Uruguaji ku vuante dënimin, bosi i Ndranghetës, Rocco Morabito i njohur ndryshe dhe si “mbreti i kokainës” u prangos atëherë kur më pak e priste.

Morabito u arrestua gjatë në verilindje të Brazilit, gjatë një operacioni të përbashkët policor mes Italisë dhe policise federale braziliane, ku ndihmoi edhe Interpoli. Në një dekaratë të forcave Brazilian e të rendit thuhet se ka të dhëna që tregojnë se Morabito është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike ndërmjet Brazilit dhe Europës që në vitet 1990.
Në vitin 1992, ai tentoi të merrte 592 kilogramë nga Brazili dhe 630 kg të tjerë vitin pasues. Morabito u prangos së bashku me një të kërkuar tjetër të drejtësisë. Agjensia italiane e lajmeve, Ansa thotë se në arrestim u përfshinë edhe autoritetet amerikane. Mbreti i kokainës ka qenë në arrati që prej 1994 kur u zbulua se kishte paguar miliona për të importuar kokainë në Milano nga Amerika e Jugut.

Në Itali ai është dënuar në mungesë me 30 vjet burg. Pasi jetoi për 13 vjet nën një identitet të rreme në Uruguaji, u arrestua në një hotel të Montevideos shtatorin e 2017 ndërsa janarin e vitit 2019 u arratis, duke nxitur një gjueti të vërtetë të njeriut, ku u përfshinë policë e hetues nga disa vende.

Loading...