Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punën që është duke vijuar në bypassin e Vlorës.
Sipas Ballukut ky bypass, që është një arterie shumë e rëndësishme do të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.
Po ashtu ministrja shtoi se tashmë drejtuesit e mjeteve jo vetëm që nuk do të rrinë mëme orë të gjata në trafik, por do të shijojnë edhe një panoramë shumë të bukur të Vlorës.
“E gjithë rruga është shumë e bukur, panoramike dhe të gjithë drejtuesit, përveç faktit që nuk do qëndrojnë më me orë të gjata në trafik do të shijojnë edhe një panoramë shumë të bukur të Vlorës”, tha ministrja Balluku.