U rrëzua nga biçikleta, humb jetën pas 2 muajsh 17-vjeçari nga Tirana, policia nis hetimet

Një 17-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën paraditen djeshme, e martë 26 maj në spital. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Tiranës ka referuar rastin në prokurori për të zbuluar shkakun e vdekjes. Burime nga policia thanë për gazetaren Bezat se 17-vjeçari M. Kashta në datën 31 mars është rrëzuar nga biçikleta dhe ka pësuar dëmtime.
Familjarët e kanë çuar në spital ku u trajtua për 2 javë nga mjekët. Më pas djali është dërguar në banesë ku sërish ka shfaqur shqetësime. Të martën rreth orës 10 ai ka ndërruar jetë në spital.

Loading...