Përleshje e dhunshme në një lokal në Elbasan, një person rëndë në spital, dy të shoqëruar

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot në mbrëmje në ambientet e parkingut në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, por tani është raportuar në media.
Si pasojë e zënkës së dhunshme një person është dërguar në spital me fraktura të krah kurse një tjetër i lënduar lehtë.

Është dashur ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të qetësuar situatën e cila mund të përshkallëzonte më shumë. Pasi ka hasur rezistencë, policia është dashur që të shoqërojë me forcë dy persona në ambientet e policisë, raporton News24.

Loading...