Mustafa Nano i del në mbrojtje vajzës që doli nudo: Më pëlqeu, ngjarje unike për sheshin ‘Skënderbej’

Analisti Mustafa Nano ka përkrahur gjestin e vajzës, e cila protestoi nudo dy ditë më parë në sheshin “Skënderbej”, në shenjë simbolike ndaj përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë.

Kjo formë protestimi për shumë të tjerë ishte një gjest i gabuar dhe i turpshëm, por për gazetarin Nano ishte një gjest pozitiv.

Në hyrje të emisionit të “Arnautistan”, Mustafa Nano zbuloi mesazhin e koduar që vajza ka dashur të thotë përmes këtij veprimi.
Ajo nuk ka dashur që ngjarja të kishte këtë efekt anësor. Kjo është hera e parë që ndodh në vendin tonë, aty në sheshin”Skënderbej”. Me gjestin e vet ajo ka dashur të thojë publikut se jam unë ajo që kam në dorë trupin tim, jam unë ajo që vendos se kur do të zhvishem lakuriq, apo kujt ti jepem.

Dhe askush nuk ka të drejtë të më prekë pa dëshirën time, apo të më ketë të vetën, ashtu si dhe unë apo shoqet e mia nuk kemi të drejtë të bëjmë tonin dikë pa dëshirën e tij. Një trup femëror i zbuluar këtu tek ne merret si një ftesë që u bëhet gangove të rrugës të uritur seksualisht për t’u hedhur në sulm.

Gjesti i asaj vajze, shfaqja e saj mua më pëlqeu, më la një shije pozitive, këtë po ua thotë njeriu që nuk më ka munguar të jem kritik ndaj një lloj tipologjie të lakurqësisë femërore që prodhon hiperseksualizimin”, u shpreh Mustafa Nano.

Loading...