Një tragjedi ka ndodhur në Argjentinë, ku tri mikesha ndërruan jetën pas një aksidenti automobilistik. Viktimat janë Charo Alvarez Amado, 26-vjeçe, Sofia Duro, 26, Florencia Barios, 25 dhe Mikaela Krino Pacher, 25-vjeçare, ishin duke festuar fundin e izolimit nga COVID-19, e për këtë arsye, ishin mbledhur për të kaluar fundjavën në shtëpinë e mikeshës së tyre në një plazh të La Plate.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se viktimat prej vitesh mikesha shumë të mira, por Covid-19 i kishte ndarë për tetë muaj. Mësohet se Sofia ishte shofere e makinës Renault Clio, kur ndodhi aksidenti me një makinë tjetër, brenda së vilës ndodhej një familje.
Sipas mediave, Sofia dhe Charo që ishtin ulur në anën e djathtë të shoferit, kanë mbetur të vdekura në vend. Pak orë më vonë, edhe shoqja e tyre, Mikael, ndërroi jetë në spital. Ndërsa Florenca, e cila ishte 33-javëshe shtatzëne, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të mbajtur në jetë fëmijën, por fatkeqësisht, nuk ka arritur t’ia dalë, duke humbur kështu foshnjën.
Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, kurse policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një përplasje të drejtpërdrejtë.