Ngjarjet kriminale, Murrizi: Shqipëria si Palermo, lëreni dorën e shtrirë për Lulin

Deputeti Myslim Murrizi ironizoi ftesën e maxhorancës për opozitën duke e quajtur atë një teatër të pështirë që sipas tij synon të mashtrojë shqiptarët. Murrizi deklaroi se shqetësuese është krimi që ka goditur vendin në ditët e fundit ndërsa e krahasoi vendin me Palermon.

“Krimi është shtrirë si kurrë ndonjëherë më parë. Vlora., Elbasani. Shkodra, Durrësi janë kthyer si Palermo. Zotëri të maxhorancës i morët votat. Unë pa pasur roje në kutitë votimit pranuam atë rezultat të blerë. Ra kursi i euros tre ditë para zgjedhjeve. Morët votat dhe keni përgjegjësinë për të qeverisur.
Lërini dorën e shtrirë për Lulin se ka shtrirë dorën krimi në çdo vend ku ka lule. Nuk ka shqiptar që nuk e di që ju jeni bashkë. Miliona euro për anëtarët e kryesisë së partisë. Aq shumë duheni sa ditën e kongresit tuaj e keni lënë ditën e ditëlindjes së Lulit. Dhe ai një ditë pas jush ka lënë ditën e zgjedhjeve pas partisë. Hajde në qeveri i thotë ky. Po në qeveri e keni më. A ishte Beneti i i Lulit, a është sot te ju.

A ishte Besarti, Fred Rrushaj te Luli, a janë sot te ju. Lërini dokrrat. Po ju pyes drejtpërdrejtë, çfarë posti doni t’i jepni Lulit. Doni t’i jepni ministrinë e Belindës? Të Xhaçkës. Ishte aty Luli, e akuzuat si tradhtar. Nuk ftoni Lulin, kë ftoni ju? Bujar Leskajn këtu e kishit. Ky është teatër i pështirë sepse nuk keni lënë gjë pa thënë në këtë sallë. Opozitën thotë ai. Ky është një teatër i pështirë”, deklaroi Murrizi.

Loading...