Sherri për radhë përfundon keq, 23-vjeçarja sulmon një burrë por e pëson keq

Një ngjarje aspak etike ka ndodhur në një pishinë në Ohio. Mësohet se një burrë dhe një grua, pasi kishin pirë disa gota, kanë nisur të zihen për radhën në lojrat e ujit. Pamjet e bëra tashmë virale tregojnë se pushuesit përlesheshin fizikisht me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë përdorimi i grushteve dhe sendeve të forta.
Brittany Cabay e reja nga Miçigan shihet duke sulmuar një burrë që po konfliktohej me një mashkull tjetër, por kjo i kushtoi shtrenjtë pasi ai e kapi dhe e përplasi me tërë forcën për tokë. Kjo nuk shkoi aspak mirë pasi ajo humbi vetëdijen nga përplasja, kurse e tëra fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. Mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj Zackary Colzin, kishte marrë më pas një karrige me të cilën iu vërsul burrit që i dëmtoi partneren.
Por edhe ai kishte fatin e njëjtë me të dashurës, pasi gjatë sulmit rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke humbur edhe ai vetëdijen për pak sekonda. Situata është vënë në kontroll nga ana e policisë, e cila përdori elektroshok për të shuar përleshjen dhe vendosur në kontroll situatën.

https://youtu.be/rHwep4ql_zc

Loading...