Fati tragjik i 22-vjeçares, në radhë të merrte mjekim për Covid-19, vdes duke pritur

Njihuni me Lara Arreguiz, 22-vjeçarja nga Argjentina e cila vdiq nga Covid-19, pasi doktorët neglizhuan gjendjen e saj. E reja vuante nga diabeti, por çdo gjë nisi më 13 maj, kur e reja kishte disa simptoma të virusit dhe kështu prindërit e dërguan në një qendër shëndetësore në Santa Fe. Mjekët pas kontrollit e diagnostifikuan me pneumoni, por sërish nuk u shtrua në spital pasi nuk kishte shtretër të lirë, duke lënë takimin disa ditë më vonë.
Por gjendja shëndetësore e Lara Arreguiz u përkeqësua dhe prindërit vendosën ta transferonin në spitalin “Iturriaspe”, por as aty nuk kishte vende. Nga gjendja e rënduar, e reja u shtri përtokë, ku qëndroi në pritje për orë të tëra. 22-vjeçarja vdiq një javë më vonë sepse gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi. Nëna e saj ka publikuar në Facebook foton që ka prekur të gjithë. E reja e shtrirë në tokë.

“Unë e di që askush nuk do të ma kthejë vajzën time, por unë nuk dua që dikush tjetër të jetë në të njëjtën situatë. Lara po priste të shtrohej në spital. Ajo ishte shumë e sëmurë. Unë kërkova leje për ta vendosur atë në një barelë, por ata nuk më dhanë leje. Kështu që ajo u shtri në tokë për të pritur radhën e saj”, u shpreh nëna e saj.

Loading...