Pa ëndërr që fitoi lotarinë, burri blen biletë dhe fiton plot 300 mijë dollarë

Mund të duket si një ngjarje në filma, por është plotësisht e vërtetë.

Një person nga Karolina e Jugut tha se pa një ëndërr ku fitoi lotarinë dhe shkoi të blinte një biletë.

Mirëpo, duket se ëndrrat bëhen realitet dhe ai ka fituar çmimin prej 300 mijë dollarësh.
Burri nga North Charlesoton, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u tha zyrtarëve të lotarisë se kjo ëndërr e shtyu ta blinte biletën.“Po ndjehesha me fat atë ditë. Nuk e dija që do më ndryshonte jeta”, kujtoi ai.

Loading...