Ramës s’i del inati me ministrin gjerman: Shqipëria vendi më i përshtatshëm për pushime

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencën për shtyp me Ministrin Gjerman për Evropën, Michael Roth ka deklaruar se Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat dhe sa tashmë është radha e BE të mbajë premtimet.

Ndërkohë Rama është kthyer edhe një herë tek deklarata e ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili deklaroi më parë se infektimet në Gjermani mbi 50% kishin ardhur nga Ballkani.
Rama është shprehur ky është një perceptim i gabuar, ndërsa ka shtuar se Shqipëria është vend i përshtatshëm për pushime.

“Ndryshe nga sa perceptohej nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për të pushuar kësaj vere. Meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri” tha Rama.

Loading...