Çfarë ndodhi në shpërthimin e fabrikës së tullave në Maminas? Flet shefi i ndërhyrjes së zjarrfikësve

Magazina e fabrikës së re të tullave “Kid Alb” në zonën e Maminasit, Shijak është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 11:15 flakët kanë shpërthyer fillimisht në depozitën e gazit e më pas janë përhapur edhe në ambientet e brendshme të magazinës.

Sipas burimeve në momentin që ka shpërthyer zjarri brenda në magazinë ndodheshin 8 punonjës, të cilët fatmirësisht falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrëfikëse janë nxjerrë jashtë teksa raportohet për një person të lënduar.

Bëhet fjalë për saldatorin e identifikuar si Besnik Bojaku, 57 vjeç, i cili si pasojë e flakëve dhe tymit është asfiksuar dhe djegur në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në krah, dhe është dërguar menjëherë për të marrë mjekim në një spital privat në Tiranë.

Banorë të zonës shprehin jashtë kamerave se kanë dëgjuar fillimisht zhurmën e një shpërthimi të fuqishëm e më pas kanë parë flakët dhe tymin të pushtojnë të gjithë zonën.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës të qarkut Durrës z. Adriatik Velaj tregoi për mediat momentin e ndërhyrjes teksa deklaroi se sipas vlerësimeve paraprake shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektike.

Adriatik Velaj

“Njoftimi ka ardhur nga qytetarët dhe ne duke menduar fabrikë kemi dërguar …”

Lidhur me ngjarjen foli edhe Vladimir Zhupa, Shef i Ndërhyrjes në Repartin e zjarrfikësave, i cili vlerësoi se dëmi mund të konsiderohet minimal krahasuar me agresivitetin e flakëve.

Vladimir Zhupa- Shefi i Nderhyrjes së Zjarrfikësve

“Besoj se vatra e zjarrit duhet të ketë qënë tek …”

Rreth 1 orë pasi shpërthyen flakët situata u normalizua teksa ende mbetet e paqartë se çfarë i shkaktoi ato.

Loading...