Gazetari, Ylli Rakipi denoncon se ka marrë k.ërcënime. Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, bën të ditur se ka marrë mesazhe kë.rcënuese për jetën pas deno.ncimeve të fundit në emisionin e tij.
Këto kërcë.nime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere. K.ërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente. Pavarësisht kër.cënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit”, do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.
Reagimi i PD
Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi është kër.cënuar me jetë pas denoncimit të aferës së Unazës së Re.
“Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcë.nimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi. Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vje.dhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.
Kërcën.imi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kër.cënim ndaj gjithë shoqërisë sonë. Kur kr.imi guxon të kërcë.nojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.
Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i kr.imit në vend. Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pu.shteti”, thuhet në reagimin e PD.