Një shqiptare nga Kosova, e martuar me një nënshtetas nga Austria është dëbuar nga vendi, sepse shtëpia e tyre nuk është e madhe mjaftueshëm pë r familjen. Sipas Gjykatës, nëse Max D., dëshiron të qëndrojë me gruan dhe vajzën e tij, duhet të largohet nga vendi pasi, 73.88 metrat katrorë të shtëpisë ku jetojnë janë shumë pak. Të ardhurat e familjes janë gjithashtu të ulëta sipas argumenteve të gjykatës, pasi 25-vjeçari, Max.D është një drejtues i një makine ndërtimi dhe paguhet 1.800 euro neto, 14 herë në vit, ndërsa banesa ku jeton me familjen, është e babit të tij.
Leona tha se nuk dështon të largohet nga Vjena dhe se vajza e saj është e përshtatur shumë mirë. Por Gjykata administrative i mohoi gruas lejen e qëndrimit. Avokati i familjes ka sqaruar për median: Meqenëse fëmija është një shtetase austriak, nëna nuk mund të deportohet, që do të thotë se vajza, e cila është e lidhur ngushtë me nënën, gjithashtu do të duhej të largohej nga vendi. Por nuk mbaron këtu. Për t’u bashkuar me familjen e tij, edhe Max D., do të duhet të shkojë në Kosovë për të mbajtur dhe ruajtur martesën e tij.
Në anën tjetër, artikulli i postuar në faqen e Facebook-ut të portalit heute.at, ka marrë komente të shumta. Shumica e komentuesve deklarohen të habitur me këtë vendim. Por siç shkruajnë ata, banesa prej 73 metrave katrorë dhe të ardhurat prej 1.800 euro neto, janë të mjaftueshme për një familje treanëtarëshe. Edhe pse shumica ndiejnë keqardhje për rastin, ata shkruajnë se mund të jenë arsye të tjera shtesë që kanë bërë që autoritetet austriake të marrin këtë vendim./albinfo.at