Nuk e harron vendin e tij! Pas suksesit në Eurovision, Gjon’s Tears udhëton drejt Shqipërisë

Gjon’s Tears u rendit i treti në natën finale të “Eurovision” me këngën e tij “Tout l’Universe”, me të cilën përfaqësoi Zvicrën. Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit eruopian ai ka mbërritur në Tiranë. Ditën e sotme këngëtari me origjinë shqiptare ka udhëtuar drejt kryeqytetit dhe me të mbërritur në vend ai ka dhënë një intervistë për ekranin e “Top Channel”.

Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja.
“Njerëzit janë të interesuar për muzikën time. Me Eurovisionin kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. Eurovision më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Francë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në Eurovision”, tha Gjoni.

Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.

Loading...