Qindra studentë kanë dalë në rrugët e Tetovës për të protestuar për 14 kërkesa. Por, inspirimi për të protestuar, siç kanë thënë vetë ata, u ka ardhur nga protesta tetë pikëshe e studentëve në Tiranë.
Sipas studentëve protestues, në përgjithësi protesta ka të bëjë me tarifat e larta, diskriminimin si dhe korrupsionin.
Mirëpo, në pika konkrete, protesta lidhet me çmimet e tarifave për studentët e huaj(kryesisht nga Kosova), bibliotekat, subvencionimin e studentëve, dhe pika të ngjashme.
Vlen të theksohet se protestuesit janë shqiptarë nga Kosova, të cilët studiojnë në Univeristetin e Tetovës.
Më poshtë mund të shihni të gjitha kërkesat:
Të ndalohet kushtëzimi për blerjen e librave për nenshkrim nga ana e profesorëve
Subvencionimi apo heqja e pagesës në javën e 8-të të praktikës(praksës) nga ana e univerzitetit
Subvencionimi apo heqja e pagesës për ekskurzione apo heqjen e saj si lëndë e detyrueshme
Zvogëlimi i tarifave për studentët e huaj ( 50 %)
Publikimi i statutit të univerzitetit dhe raportit për vlersimin e profesorëve (të cilën e bëjnë studentët) në faqen zyrtare të univerzitetit.
Përimisimi i kushteve themelore të laboratorëve, klasave apo amfitetatrave.
Rishikim të titujve akademik dhe verifikimin e plagjijaturave
Revizion të marrjes së titujve akademik të secilit profesor në pozicionin përkatës (ku ligjeron). A është rrespektuar ligji, koha e cila duhet të kalojë prej njërës titull te tjetra dhe punimet shkencore në univerzitetet private dhe shtetërore?
Depolitizimi i univerzitetit ( heqja e partive politike nga univerzitetet)
Cili është statusi i Parlamentit Studentor? A ështe ne funkcion si organizatë e pamvarur apo është në ingerencat e univerzitetit?
Pagesat vjetore nga studentët për lidhjet studentore, sa prej këtyre fondeve në vit ju kthehen studentëve?
Qëndrim (sjellje) e njejtë e profesorëve ndaj studentëve pa dallim të lidhjeve familjare apo shoqërore.
Largimi i profesorëve të cilët janë të gjykuar për ndonjë vepër penale.
Të merr fund diskriminimi i femrave/grave dhe kushtëzimi i tyre me veprime të turpshme në këmbim të notës.