‘Berisha është i zhytur në gjak’, deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Radhën e ka Ilir Meta…

Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se është i zhytur në gjak, ndaj nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar, ndërsa e ka lidhur Berishën me 150 të vrarët në Tropojë, 3500 viktimat e ’97-ës, ngjarjen e Gërdecit dhe 21 Janarin.

AI ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Shqip”, ku është shprehur se rahdën për t’u ndëshkuar nga SHBA e kanë Presidenti Ilir Meta dhe ish-ministrat e Ramës që tashmë nuk janë më në qeveri.
“Provat që nevojiten janë të shpërndara në territorin e këtij vendi. Që nga 150 të vrarët në Tropojë, që nga 3500 të vrarët e 97-ës, ngjarja e Gërdecit, e duke përmendur dhe ekzekutimet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilat janë prova që tregojnë se Berisha është i zhytur deri në fyt, jo në prova kriminale por është i zhytur në gjak dhe nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Vota e 2013-është ishte e pamjaftueshme, ishte thjesht ndëshkim politik.Nuk e bënë dot autoritetet shqiptare, e premtoi Rama, nuk e bëri dhe nuk do ta bënte, sepse përsa kohë Berisha ishte I paprekshëm ishte garanci që sdo prekej as Rama. Ata sipër mbanin njëri-tjetrin në lojë.

Fakti që doli nga loja më I paprekshmi, do të thotë se asnjë nuk është më I paprekshëm. I pari është presidenti Meta, ditën që nuk do të jetë më president do ti pulbikohet e njëjta gjë. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit, për Berishën thuhet se ka ndihmuar aleatët e tij politikë.Aleati politik i Sali Berishës është Ilir Meta sepse ata janë bashkë në gjithë këtë histori. E njëjta gjë ka për të ndodhur me ish-ministrat e qeverisë Rama që nuk janë më ministra, sidomos për akte korruptive. E para gjë që të bën Amerika, të zhvesh nga pasuria që mos të kesh mundsi të blesh, të korruptosh”, tha Hoxha.

Loading...