Kishin zënë hapësirën publike, në hetim 3 qytetarë në Dhërmi

Tre shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Policia e Himarës në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.

A. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

E. K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi.

Loading...