Policia greke arreston trafikantin shqiptar: Kishte 92 pako lëndë narkotike dhe një pistoletë në furgon

Një shqiptar 38-vjeçar në Greqi ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur teksa tranpostonte drogë nga Selaniku drejt Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë greke, 38-vjeçari po transportonte lëndën narkotike të ndarë në 92 pako me automjetin e tij në aksin që lidh doganën e Evzonit me qytetin e Selanikut, me një kamion me targa shqiptare. Brenda në mjet u gjet dhe një pistoletë.
Lënda narkotike ishte ngarkuar në Selanik dhe kishte si destinacion Athinën. Hetimet e policisë do të gjejnë ‘porostitësin’ e drogës si dhe personin që e priste në kryeqytet.

38-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej anti drogës së Selanikut.

Loading...