Mark Frroku si bashkëshort, Rudina Dembacaj e penduar për këtë martesë?

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj që nga lidhja me Mark Frroku, është një nga më të komentuarat në mediat rozë. Dembacaj shumë aktive në rrjetet sociale nuk ngurron të bashkëbisedojë me ndjëksit e saj dhe ti përgjigjet pyetjeve të tyre, që zakonisht kanë të bëjnë me lidhjen që ajo ka me bashkëshortin e saj.
Një nga ndjekësit e ka pyetur: “Nga 1-10 sa je penduar që je martuar me Markun?”
“Motër kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë zotit nuk jam penduar asnjë moment”, i është përgjigjur Rudina.

Në rrjetet sociale, Rudina ka krijuar imazhin e familjes perfekte, ku nuk mungon dashuria. Ajo ka një vajzë me bashkëshortin e parë, Marku gjithashtu ka fëmijë, nga martesa e parë.

Loading...