E rëndë në Itali, një grup fëmijësh sulmojnë çiftin e homoseksualëve

Në Itali, një çift homoseksualësh është përballur me një situatë shumë të pakëndëshme. Mësohet se çifti nga Torino ishte për pushime në Palermo dhe teksa teksa kërkonin për një hotel u sulmuan fizikisht dhe verbalisht nga një grup fëmijësh.
Mësohet se fëmijët rrethuan dhe nisën t’i ofendonin e dhunonin, pse ishin kapur përdore. Nga ky sulm, njëri nga partnerët u plagos dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë që fëmijët u larguan nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka marrë kamerat e zonës, për të identifikuar fëmijët.

Loading...