Llalla ‘plas bombën’: Romana Vlahutin më kërkoi në zyrë arrestimin e Sali Berishës

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar nje fakt te rende ndaj ish ambasadores se BE Romana Vlahutin.

“Me ka ardhur ne zyre dhe ne menyre absurde kam pasur nje debat me te, pasi kerkoi taksativisht arrestimin e Sali Berishes.

Me tha se ke rastin ta tregosh forcen tende, te kontribuosh per hyrjen e Shqiperise ne BE, pasi Kroacia e beri kete pasi arrestoi ish kryeministrin Ivo Sanader”, tha Llalla.
Sipas tij pas kesaj bisede, ai ka pasur debate me ish diplomaten Vlahutin.

“Ishte nje debat absurd dhe ajo duke shfrytezuar imunitetin e saj si ambasadore doli nga zyra ime dhe u largua ashtu”, tha Llalla.

Ai vuri ne dukje se per kete ceshtje kishte informuar Presidentin e kohes Bujar Nishani dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

“Meta me pyeti per kete debat pasi edhe vete, dhe une e sqarova”, tha Llalla.

Loading...