‘I bëja gjëra neveritëse në shtrat’, Tyson zbulon si fjeti me këshilltaren e burgut

Boksieri legjendar, Mike Tyson ka treguar në një intervistë të dhënë së fundi, se ka fjetur me këshilltaren e burgut për t’ia ulur dënimin.

I njohur me nofkën ‘Njeriu më i keq në planet’, Tyson konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Mirëpo, jeta e Tysonit jashtë ringut nuk ka qenë asgjë tjetër veç kontraverses. Gjëja që e nënvizon më së miri këtë ndodhi në vitin 1991, kur u ai arrestua.

Pavarësisht se pretendonte se ishte i pafajshëm, Tyson u dënua me gjashtë vite burg. Ai kaloi më pak se tri vite në qendrën e vuajtjes së dënimit në Indiana, para se të lirohej më 1995.
Në një intervistë për ‘VLAD TV’ vitin e kaluar, 54-vjeçari foli për kohën e tij në burg.

”U futa në telashe në gjashtë muajt e parë, duke sharë dhe duke rënë në sy. Dhe pastaj në atë kohë, e kuptova vendin. ‘Hej, e di si ta bëj këtë.’ Gjëra tjetër që bëra është që fillova të takohesha me një prej punonjësve këshilluese dhe ajo më linte të bëja seks me të”.

”Kështu që po ecja mirë. Por gjashtë muajt e parë nuk ishte ashtu… Unë isha një nxënës yll në burg. Pasi e dreqosa punën me testin GED, fillova të takoesha me këshilltaren, i jepja para dhe i bëja gjëra neveritëse assaj, dhe ajo më la të kaloja testin”.

Loading...