Dita e ‘mrekullive’ për peshkatarët, gjetën 1.5 milionë dollarë në barkun e balenës

Një grup peshkatarësh jemenas kanë gjetur ambergris me vlerë 1.5 milionë dollarë në barkun e një balene. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se anija me 35 peshkatarët po notonte në Gjirin e Adenit kur panë gjitarin detar, të cilën me mund e nxorrën në breg.
Mësohet se substanca e rrallë dhe e çmuar, e quajtur ndryshe “thesari i detit”, përdoret kryesisht në industrinë e parfumeve. “Ne jemi të gjithë të varfër, nuk kemi pritur kurrë që të na bie në dorë një shifër e tillë. E pabesueshme”, tha njëri prej tyre.

Loading...