Vrasja në Tepelenë, biznesmeni u ekzekutua me dy plumba sapo doli nga banesa

TEPELENE
Detaje të reja zbulohen nga vrasja e biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

45-vjecari ka dale nga banesa e tij ne momentin qe u ekzekutua në shkallët e pallatit. Ai mori dy plumba, një në kokë dhe trup.

Pas hetimeve te para mësohet se është shoqëruar një person me të cilin biznesmeni ka pasur konflikte më parë.
Viktima ishte baba i dy vajzave teksa Policia gjatë natës ka kryer kontrolle dhe sot ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.

Në 2018 Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti. Ai zotëronte një dyqan shumice me prodhime gruri.

Loading...