Policia shoqëron 4 persona për vrasjen e 35-vjeçarit në Vlorë, ja pista ku po hetohet

Policia e Vlorës ka shoqëruar në polici 4 persona, në kuadër të ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i vdekur Shkëlzen Velaj. Mësohet se blutë po hetojnë në pistën e hakmarrjes në ngjarje të vjetra. Ndërsa janë ngritur dhe pika postblloqe për kapjen e autorëve, pikërisht në Vlorë, Orikum, autostradën Vlorë-Fier, madje edhe në Elbasan.
Viktima mbeti i vrarë në orët e para të ditës së sotme, ku iu bë pritë në shtëpinë e tij. Blutë dyshojnë se viktima ka kuptuar se po e ndjekin dhe ka vrapuar për tu futur në banesë, por nuk i ka shpëtuar vdekjes.

Po ashtu, mësohet se viktima është vëllai i Ardi Velajt, nga “Masakra e Çolës”, që ka ndodhur 6 vite më parë në Vlorë.

Loading...