Vrasja në Vlorë, iu lut t’i hapte derën, nëna e gjeti Shkëlzen Velajn të përgjakur te shkallët

Zbardhen detaje të rënda nga vrasja që tronditi Vlorën në mesnatë. Shkëlzen Velaj u përpoq t’i shpëtonte atentatit, duke nxituar të futej në shtëpi.

Ai i kishte kërkuar të ëmës që t’i hapte derën. Por kur ajo e ka kryer kete veprim ka gjetur të birin të lyer në gjak në shkallët e pallatit.

Vrasja në Vlorë, iu lut t’i hapte derën, nëna e gjeti

Shkëlzen Velaj u qëllua 20 herë me automatik nga autorët, ndërsa 15 plumba mësohet se kanë përfunduar në trupin e tij.

Vellai i viktimes, ne foton e dyte te ketij teksti rezulton i vrare ne vitin 2015 ne ate qe njihet si masakra e Coles.

Sipas policise, Ardi Velaj, ishte një prej të vrarëve të ngjarjës së ndodhur në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino u ekzekutuan edhe shtetasit Albi Limaj dhe Haki Rakipi.

Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës shtetasit Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Per këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Loading...