Çfarë po ndodh me protestën e studentëve, e cila sot ka shënuar 2 javë që nga fillimi i saj?

Çfarë po ndodh me protestën e studentëve, e cila sot ka shënuar 2 javë që nga fillimi i saj?

Studentët kanë mbajtur larg partitë politike, të paktën kështu thuhet publikisht, sepse shpesh ka pasur denoncime se janë të rinjtë e forumeve partiake që kanë “zaptuar” protestën dhe e drejtojnë atë.
E megjithatë, askush nuk mund ta thotë me siguri se çfarë do të ndodhë me këtë protestë, pavarësisht që çdo ditë thuhet se do të ketë përshkallëzim të saj.

Në disa media po raportohet se një grup studentësh dhe aktvistësh, janë organizuar për të krijuar një parti të re, që pretendohet se do të përfaqësojë të rinjtë protestues dhe të pakënaqurit me sistemin e instaluar përgjatë 30 viteve.

Portali informativ “Politiko.al” ka kontaktuar për këtë çështje me dy prej studentëve që protestojnë prej dy jave për zbatimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë.

Migen Qiraxhi, pjesë e ‘Qëndresës Qytetare’, nuk beson se kjo protestë do të përfundojë me grup përfaqësuesish, pasi studentët kanë nxjerrë jashtë këdo që ka tentuar protagonizmin.

Qiraxhi u shpreh:

Deri tani, fakt është që studentët po nxjerrin jashtë, “shkatërrojnë”, çdo individ apo grupacion që tenton protagonizmin apo flamur-mbajtësin e protestës. Unë besoj se kjo protestë ka në thelb revoltën e keq-përfaqësimit, për pasojë nuk besoj se do përfundojë me ndonjë grup përfaqësues në fund.”
Edhe Mirjani, student protestues, gjen paradokse në këto lajme, sidomos për faktin që aty përfliten si anëtarë persona me bindje të ndryshme politike.

Studenti shprehet:

Mendoj se janë thashetheme për të matur pulsin si do pritet. Perceptimi im gjatë këtyre ditëve të protestës është: nuk i shoh shumë të përgatitur politikisht për të krijuar lëvizje serioze.”

Loading...