Manastirliu ndan lajmin e mirë, pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, foshnja fiton betejën me jetën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, bebi Enxhi, që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, ka arritur të fitojë betejën me jetën.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja shkruan se kjo është arritur fal punës dhe përkushtimit të ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e mirë Manastirliu, e ka shoqëruar edhe me një foto të foshnjës, Enxhi.

Loading...