‘Rama s’më do në krye të PD’/ Basha flet sërish për zgjedhje të parakohshme, por ç’thonë rivalët e tij

Qëndrimi mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare po dominon fushatën e kandidateve per kreun e PD-se. Lulzim Basha është i vetmi, i cili këmbëngulë se zgjedhjet janë vjedhur.

Basha: 25 prilli ishte masakër elektorale, un si njoh dhe se pranoj masakren e 25 prillit. Se besoj se Edi Rama ka pritur dicka tjeter prej meje, ai nuk na do bashke dhe nuk me do mua ne krye te PD.

Shehaj: Eshte e papranueshme qe lideri i PD iu premton demokrateve se do e rrezoj Ramen ne fillim me protesta, pastaj me bojkot, pastaj me protesta nuk ja del dhe thotë mi vodhi votat.
Harxhi: Zgjedhjet janë njohur brenda dhe jashtë, ata kane fituar.
Prej ditësh Lulzim Basha i është rikthyer idesë se zgjedhjeve te parakohshme, deklarim i cili ne veshët e rivaleve te tij tingëllon jo vetëm si i njohur, por edhe zotim i pa mbajtur ne 8 vite opozite.

Nishani: Kete historie e zgjedhjeve te parakohshme e kemi dëgjuar qe nga 2015, 2017 dhe 2019, tani eshte koha per te verteten.

Kadilli: Nuk largohet me thirrjet Rama ik. Nuk mund ti thuash tjetrit mi vodhe zgjedhjet kur nuk respekto standardet ne partine tende.
Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili po përpiqet te binde demokratët se zgjedhjet ishin masakër elektorale. 3 rivalet e tij po shpalosin platformën e tyre për bashkimin dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Loading...