Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë” ka zbuluar se kush do ta paguajë avokatin francez, të kontraktuar për padinë ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Berisha, tha se do ta bëjë publike kontratën dhe vlerën.
Pjesë nga intervista në Zonë e Lirë:
Arjan Çani: Kush do ta paguaj avokatin që keni kontraktuar në Paris?
Sali Berisha: Do ta paguaj Sali berisha, do të jetë një kontribut i përbashkët.
Nuk e kemi bërë akoma kontratën, nëse më lejon avokati do ta bëj publike kontratën dhe vlerën.
Arjan Çani: A është më i gëzuar Lulzim Basha pas shpalljes “non grata”, me dorë më të lirë?
Sali Berisha: Në mënyrë absolute nuk kam asnjë alibi të tillë.
Loading...