Një vajzë 3-vjeçare vdiq, pasi u la nga nëna e saj në makinë,në temperaturë të lartë për gati 3 orë.
Policia lokale tha se e ka gjetur pa jetë vajzën e quajtur Jessica Campos, e cila ishte lënë e vetme në mjet.
Nëna e vajzës, Eustajia Mojica Dominguez, 28 vjeçe, është arrestuar për vrasje dhe raportohet se ka qenë duke u kujdesur për kanabisin, ndërsa vajza po përjetonte momentet e fundit nga nxehtësia në makinë.
Sipas raportimit të policisë, temperatura brenda makinës ka qenë shumë e lartë saqë vogëlushja nuk mundur dot të marrë frymë. 3 vjeçares iu dha ndihma e parë nga një polic i zonës. Ajo u dërgua në spital, ku edhe u shpall e vdekur.
Zyrtarët policorë thanë se zbuluan 70 bimë të rritura të marijuanës dhe 80 fidane të kësaj bime, brenda shtëpisë ku ishte parkuar makina.