Enkeleda Kapedani: Kam 7 vite gjyqtare, asnjëherë nuk jam proceduar për shkelje

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka deklaruar se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.
“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive. Kam mbaruar me mesataren 9.75 në universitetin e Tiranë. Bëj cdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe. Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vetë”, tha ajo.

Loading...