Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë

Ndërtuan pa leje në Jalë dhe në Dhërmi, nën hetim në gjendje të lirë 3 pronarë.

“Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit:
E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse;

TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse;

M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse”, njofton Policia.

Loading...