Artisti i muzikes rep Stresi (Arkimed Lushaj) mbështet hapur Lulzim Bashën si kryetar të PD në zgjedhjet e brendshme të 13 qershorit.
Ai u detyrua të japë shpjegime pas një komenti që i bëri biznesmenit Agron Shehaj, ku i shkruante “Të priftë e mbara” duke iu referuar garës në selinë blu.
Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën.
“Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai shkrim që ke bërë për zotin Agron Shehaj. Unë e kam përkrah Agron Shehajn në zgjedhje.
Unë të gjithë i kam shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se ne përkrahim Shehajn për kryetar. Ju them portaleve, ju lutem mos shpifni. Ju e dini fort mirë, se vetëm një kryetar ka PD, Lulzim Basha. Unë ju bë thirrje që ta votoni”, shkruan Stresi